‘Ekonomia’/ Braçe: Të kryhen kontrata e fatura mes grumbulluesve dhe fermerëve! Kush s’kryen detyrimet brenda 60 ditësh, të paguajë me kamatvonesë

17 Janar 2023, 10:42 | Përditesimi i fundit: 2023-01-17 14:33:16

Deputeti i PS, Erion Braçe ka renditur vështirësitë me të cilat përballen bujqit për shkak të vonesave në pagesë prej grumbulluesve. Tek 'Ekonomia', Braçe kërkon që mes kompanive të grumbullimit dhe fermerit të ketë kontrata të rregullta dhe fatura tatimore me TVSH me qëllim që të jenë të detyruar që brenda 30-60 ditëve të paguajnë detyrimin, në të kundërt pagesa do të kryhet me kamatvonesë.