Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme! FMN: Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rrezik! Forcimi i lekut ndikoi pozitivisht

12 Janar, 18:37

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike për këtë vit, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore dhe plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, FMN vëren se çmimet do të ulen vetëm nëse Banka e Shqipërisë rrit më tej normën bazë të interesit.