'Ekonomia' miraton pr.buxhetin 2026, kalon vetëm me votat e PS! Rrëzohen 60 amendime, të enjten votohet në seancë

9 Dhjetor, 21:17 | Përditesimi: 9 Dhjetor, 21:17

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend.

A.A/Shqiptarja.com