‘Ekonomia’ miraton projektligjin për sigurinë kibernetike! Ngrihet qendra e monitorimit të sistemeve digjitale! Spiropali: Synohet rritja e sigurisë në sistemet elektronike

14 Shkurt, 19:55

Sistemet elektronike të institucioneve kryesore me të dhëna sensitive të shqiptarëve, shtetërore apo private qofshin, do të monitorohem nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, me synim që të shmangen sulmet që mund të dëmtojnë sistemet e të marrin të dhënat. Projektligji kaloi në parim në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa cilësohet si i domosdoshëm në një kohë kur Shqipëria po sulmohet nga hackera të financuar nga Irani e Rusia.