Ekonomia po rritet ngadalë, Banka Botërore: Presim rënie të varfërisë në Shqipëri, duhet fokus tek familjet në nevojë preken nga inflacioni i lartë

19 Tetor 2023, 16:48

Rritja e punësimit dhe e pagave po ndikon pozitivisht në uljen e varfërisë thotë Banka Botërore, e cila kërkon të mbështeten familjet në nevojë pasi po goditen nga inflacioni i lartë. Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor ekspertët e bankës thonë se ekonomia e Shqipërisë po rritet më ngadalë se vjet, si dhe ngrenë problemin e mungesës së punonjësve të kualifikuar.