Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin

2 Prill, 18:18

Ndërtimi është sektori kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike të vitit të kaluar. Referuar INSTAT ekonomia vjet u rrit me 3.4%, ku kontributi më i madh u dha nga ndërtimi dhe rritja e pagave në sektorin publik. Kurse bujqësia e energjia elektrike vjet kanë ndikuar negativisht pasi janë në rënie.