Ekskluzive/ ‘14 vjeç nuse’, drejtoresha e shkollës për Report Tv: Nuk kishim dijeni për lidhjen me 35-vjeçarin! Vajza braktisi shkollën, njoftuam policinë

12 Janar, 16:59

Vajza që ishte martuar në Divjakë, në moshën 14-vjecare është kthyer në strehuar në një qendër sociale, por ende jo në shkollë. Në një intervistë për Report TV, drejtoresha e shkollës tha se vajza është larguar në Mars të 2023 pa sinjalizim. Lidhjen me djalin 21 vite të madh e ka mësuar nga familjarët, ndërsa më parë nxënësja e klasës së 7-të nuk kishte shprehur shqetësim dhe frekuentonte shkollën në mënyrë të rregullt.