Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç, humbën jetën tragjikisht dje në një aksident të rëndë në rrugën rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar videon e aksidentit, ku duket qarte punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, i cili tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.