Ekskluzive/ BE dhe SHBA ‘kryqëzojnë’ Kurtin për tensionet në veri! Peter Stano për Report TV: Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE gati të marrë masa

10 Qershor 2023, 16:07

Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë një marrëveshje për të qetësuar situatën në veri të Mitrovicës, e për këtë arsye ky qëndrimi kundër propozimit të BE dhe SHBA duke se do t’u kushtojë shtrenjtë të dy vendeve respektive, e më konkretisht liderëve Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.

Ekskluzivisht për Report TV, zëdhënësi i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano, i tha gazetarit Ermal Qori, se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josef Borrel ka nisur diskutimin me vendet anëtare në lidhje me gjendjen, çka mund të përshkallëzohet deri në sanksionim ndaj dy liderëve.