Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse

6 Shtator 2023, 14:05

Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik tha ekskluzivisht për Report Tv se ka mbyllur hetimin në lidhje me fondet e financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri dhe tashmë raporti është në institucionet vendimmarrëse në Komisionin Evropian. Përmes një vendimi të marrë në korrik, KE pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë.