Ekskluzive/ Çdo ditë sulme kibernetike ndaj ushtrisë, eksperti i NJUSK: Hakerat me rrënjë në Rusi, Kinë e Kore të Veriut, duan informacione të NATO-s

17 Shkurt, 16:06

Një muaj nga inaugurimi, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike e Forcave të Armatosura përballet çdo ditë me sulme të cilat fatmirësisht kanë mbetur në tentativë, ndërsa rrënjët i kanë të shtrira në Kinë, Kore të Veriut dhe Rusi. Në një intervistë ekskluzive për Report TV, inxhinieri Roland Çobi thotë se qëllimi kryesor i sulmeve, është vjelja e informacioneve lidhur me Aleancën e NATO-s.