EKSKLUZIVE/ Dëshmia e Princ Lekës në polici: Ish vjehrri, Gjergj Zaharia më grisi xhupin e më goditi me statujë druri

6 Mars, 12:43

Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncimi.  Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri I tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri).

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. 

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur"