Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. Report Tv mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka. Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian. M i cili ka në pronësi një lokal. Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”. Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa bashkë me të dyshuarin, në pranga ndodhet edhe menaxheri i lokalit të tij, një 34-vjeçar me inicialet B.Z, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë. Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri. Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë. Për ngjarjen, u vu në hetim edhe vëllai i autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjet një sasi vere me logon e” një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës”. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.
Ekskluzive/ E padëgjuar më parë, atentat me 'dron-tritol'! Sulmohet biznesi kantinë pijesh i Lefter Kokës në Durrës! Një arrestim
Video të fundit në programin Sot, live në Shqipëri! Të gjitha
-
600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet
17 Korrik, 15:48 -
‘Territorialja’/ Mazniku për Report Tv: Zgjedhjet e ardhshme me hartën e re! Ulet numri i bashkive, Tirana me Status të veçantë! Prrenjasi mund t’i bashkohet Librazhdit
17 Korrik, 15:36 -
SHBA sulme në infrastrukturën civile iraniane, 7 viktima
17 Korrik, 13:42 -
‘Revolucioni flamingo’, Muzhaqi: Kërkesat e qytetarëve po merren parasysh nga PS! Daci: Nuk ka protestë që rrëzon qeverinë në vend demokratik
16 Korrik, 16:40 -
"Tjetër hap drejt BE", Gledis Gjipali: Shqipëria mbyll sot 3 kapitujt e parë...
14 Korrik, 14:45 -
Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
14 Korrik, 13:02 -
Malaj: PD votoi kundër rezolutës në PE, humbet konsensusi për integrimin e Shqipërisë në BE
9 Korrik, 13:27 -
Halimi: Kurti nuk i ka votat, marrëveshja me opozitën vendimtare për qeverinë dhe presidentin
8 Korrik, 15:06 -
Në mbrëmje fjalimet e Trump dhe Erdogan, pritet miratimi i një rezolute në seancë sot
7 Korrik, 12:18 -
Protestat dhe turizmi, ekspertët përplasen në Report TV: Çoçoli: Mbi 100 mln euro humbje në 23 ditë
23 Qershor, 16:00 -
17 ditë protesta/ Meçe: Nga lëvizje qytetare në përplasje të hapur politike
18 Qershor, 07:51 -
Alibeaj: SPAK godet bosët e krimit, Rama-Berisha në të njëjtin hall!
18 Qershor, 07:49 -
‘Zvërneci’, protesta dhe manipulimi me Inteligjencë Artificiale, drejtori i ‘Acromax’: Në videot me IA shtohet numri i protestuesve
11 Qershor, 16:47 -
Protesta për Zvërnecin, Malaj: Po politizohet, investimit do t'i shkojmë deri në fund! Gjoni: Ky tubim është kundër Ramës, s’është për flamingo
11 Qershor, 16:46 -
Spaho rrëzon narrativën e ripërtëritjes në PD: Me këtë model Berisha do ta ketë të pamundur të rivalizojë PS-në në zgjedhjet lokale
4 Qershor, 19:12 -
'Greqia do humbasë turistë!' Debat i fortë në studio, kush e nxori i pari 'Lëvizjen e Pelikanëve'?
4 Qershor, 14:35 -
'Dorë greke pas protestave për Zvërnecin?' Spaho plas akuzën: Ja pse Sali Berisha 'qep gojën'
4 Qershor, 14:34 -
'Ai budallai...' Elezi përplaset me Kuçanën e PD-së: Berisha shpall fituesit pa transparencë votash
1 Qershor, 15:01 -
'Ringjallet' Salianji/ Avokati: Rama deri në 2033 kryeministër! Hoxha: PD e degraduar, më vjen...
29 Maj, 14:09 -
Veliaj në arrest shtëpie? Avokati: Nëse masa ndryshon, nis beteja për detyrën! Burgu pengesa...
28 Maj, 14:03
