Ekskluzive/ Fatmir Mediu zyrtarisht nën akuzë për 'Gërdecin', SPAK i komunikon sot përfundimin e hetimeve: Ka shpërdoruar detyrën

10 Janar 2023, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2023-01-10 16:42:32

Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Burime për Report Tv kanë konfirmuar se Mediut do t’i komunikohet zyrtarisht akuza sot nga SPAK.