Ekskluzive/ Gjin Gjoni rrëzon PD-në: Më propozoi të kandidoja për deputet, ja pse dhashë dorëheqjen nga drejtësia

11 Gusht, 17:53

TIRANË- Jo vetëm dega e Partisë Demokratike e Lezhës, por edhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Tiranë, ka hyrë në negociata dhe i kanë premtuar Gjin Gjonit se do ta kandidonin për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021. Ndonëse pas presionit të fortë publik dhe ndërkombëtar, Partia Demokratike tha se nuk do të kandidonte për deputetë atë që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, Gjin Gjoni përgënjeshtron dhe rrëzon PD-në, duke konfirmuar bisedimet me përfaqësues të PD-së për të kandiduar për deputet. Në një kërkesë të dytë të datës 23 korrik 2020, përmbajtja e të cilës është zbatuar nga Shqiptarja.com, Gjin Gjoni i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ta shqyrtonte sa më parë dorëheqjen e tij të datës 20 korrik, pasi ishte propozuar si kandiduar për deputet nga drejtuesit e PD-së në Tiranë.

Kërkesa e dytë e Gjin Gjonit është lexuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga anëtarja e këtij Këshilli, Marçela Shehu, në mbledhjen e datës 30 korrik 2020. “Pranë KLGJ, në datë 20.07.2019 është depozituar një kërkesë nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë z. Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Ndërkohë, më datë 23.07.2020, pranë Këshillit është depozituar një kërkesë tjetër nga Gjin Gjoni, nëpërmjet të cilës ai ka parashtruar se dorëheqja e tij nga statusi i magjistratit të shqyrtohet dhe të jepet me efektet e menjëhershme... Si motiv të dorëheqjes së tij, z, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike në Qarkun e Lezhës. Në këto kushte ai ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së parevokueshme me efekt të menjëhershëm”, është shprehur Marçela Shehu, duke iu referuar kërkesës së Gjin Gjonit.

Kategori të tjera