Ekskluzive/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës! Report Tv siguron vendimin e firmosur nga Noka

24 Mars, 19:54 | Përditesimi: 24 Mars, 19:54

PD nis me spastrimet e mbështetësve të Ervin Salianjit. Përjashton nga grupi i Këshilltarëve bashkiakë në Durrës: Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Njëri prej të përjashtuarve Burgija, ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve. Për ta zëvendësuar, PD propozon emrin e Ardian Mukës.

    A.M/Shqiptarja.com