Ekskluzive/ KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria i bllokon në Thesar! Magjistratët: E papranueshme, shkelet vendimi i GJK! Vetë Kushtetuesja kërkoi e mori rrogat pa rritje

2 Shtator, 18:21 | Përditesimi: 2 Shtator, 18:21

Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë me një rritje të konsiderueshme, qeveria ka bllokuar kalimin e parave nga Thesari i Shtetit. Bllokimi ka prekur dhe administratën e gjykatave dhe prokurorive. Shoqatat e magjistratëve e kanë cilësuar të papranueshëm këtë veprim, pasi sipas tyre, nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

E.H/Shqiptarja.com