EKSKLUZIVE/ Në përgjime me trafikantin, shefi në Kukës me kunatën në vetting rritet në detyrë tek Antidroga! Si u zhduk prova kyçe për financuesin!

22 Maj 2020, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 14:45:39

Sot ndodhet pas hekurave për “shpërdorim detyre”, por edhe pse ishte zbuluar në përgjime me kreun e dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës, ish-shefi i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja, u rrit në detyrë. Në shkurt të vitit 2020, ai është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtorinë e Antidrogës, për veriun e Shqipërisë. Report Tv mëson detaje ekskluzive nga operacioni i koduar  "Shënmëri 2020" në të cilin u ekzekutuan 19 urdhër-arreste, 3 janë në kërkim dhe një Oficer i Policisë së Kukësit është pezulluar.

Dosja tashmë ka kaluar në SPAK, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion pas një seance prej orës 10:00 të mëngjesit deri në 19:00 të pasdites të enjten në Gjykatën e Kukësit ku u lanë në fuqi të gjitha urdhër arrestet e të pandehurve.