Operacion anti- drogë në Kukës/ 19 të arrestuar, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit (EMRAT)

KUKËS- Një operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 19 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisësë Kukësit, pasi rezultojnë të t'i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokuroria Rita Gjati, çoi në arrestimin e 19 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe “Kodra e Spaçit” në Munellë të Pukës.

Në dosjen hetimore që disponon “Shqiptarja.com” evidentohet se mes të arrestuarve është dhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.  Arben Tuci, njihet nga policia si kontingjent kriminal në këtë zonë, kryesisht në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike. Albert ose Arben Tuci rezulton i dënuar me parë me 7 vite burgim për akuzën e “Trafikut të Narkotikëve”, dënim të cilin pasi e ka përfunduar është liruar. Në këtë dosje Arben Tuci besohet se luan rolin e gjetjes së klientëve për të blerë drogën.

Mes personave të tjerë të arrestuar janë Kreshnik Murataj, i cili besohet se së bashku me Shkëlqim Skaçin, ka qenë drejtuesi i këtij grupi kultivuesish, por jo financuesi i mbjelljes së hashashit. Në dosjes e prokurorisë thuhet se hetimet janë shtrirë tek disa persona që dyshoheshin si financuesit e këtij aktiviteti kriminal, por gjatë fazës hetimore nuk është arritur të gjenden prova dhe të dhëna për identifikimin e njerëzve financues. Mes të arrestuarve të tjerë është dhe Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Përgjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna nga Kruja, Arben Bejko nga Gjirokastra, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha dhe Rezart Tahiri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Gazetari Elton Qyno jep detaje: Ku do shkonte droga e kultivuar në Kukës dhe kush fshihej pas (VIDEO)

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka dhënë detaje lidhur me grupin e strukturuar kriminal në Kukës, i cili u shkatërrua pas një hetimi 2 vjeçar. I ftuar në studion e Report Tv, ai është shprehur se destinavioni i kësaj droge që kultivohej nga banda e drejtuar Kreshnik Murataj ishte në Kosovë, Mal të Zi dhe Itali, e ndërsa sa i përket financuesve, nga raportimet paraprake thuhet se qëndrojnë pas biznesmenë që operojnë në Shkodër dhe në Tiranë.

Ora 13:46
Kush është polici i arrestuar në superoperacionin në Kukës/ Nga shef Komisariati u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë

Një nga të arrestuarit nga operacioni anti- drogë në Kukës është edhe Arben Kalaja. Ai ka qenë shef- komisariati në kohën kur në Kukës po kryhej operacioni. Duke respektuar prezumimin e pafajësisë, ku mbetet që drejtësia t'i vërtetojnë akuza, theksohet se ndonëse janë gjetur parcela në qytetin që e kishte ai në kontroll, nuk është shkarkuar apo ulur në detyrë, por është dërguar në Tiranë, në Drejtësisë e Përgjithshme.

Ora 11:40
Përgjimet/ Kreu i 'bandës' në Kukës: Më gjej një mik për prokuroren...! 'Hajde në zyrë se është gruaja e filanit'

Në përgjimet telefonike është një bisedë ku Kreshnik Murataj, i cilësuar si koka e grupit, i kërkon një djali i identifikuar si Ibrahim Vata, t'i gjente një mik për prokuroren Fahrije Vata. Ibrahimi i përgjigjet se "nuk bëhet këto biseda në telefon" e ndërsa "e thërret që t'i shkojë në zyrë sepse është gruaja e Fatmir Gjanës".

Ora 11:37
Pamje nga super operacioni në Kukës/ Arrestohen 19 persona, mes tyre dy policë (VIDEO)

Policia e Kukësit ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me operacionin anti- drogë në këtë qytet.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Shënmëri 2020", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale. 19 persona në pranga, sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov. Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacionin policor të koduar "Shënmëri 2020", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht: SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D.,  27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale. Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C. Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale " Shpërdorimi i detyrës".

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra. Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë", njofton policia.

Ora 10:46
Operacioni në Kukës/ Në pranga vëllai i kryebashkiakut në Fushë-Arrëz, i dënuar dy herë për trafik narkotikësh! Pranga edhe dy policëve, një tjetër i pezulluar

Në mesin e 22 personave të arrestuar nga operacioni anti-drogë në Kukës është edhe i vëllai kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuçi, Arben Tuçi. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012 dhe në vitin 2016. Në vitin 2012 është dënuar me 7 vjet heqje lirie, ndërsa në vitin 2016 është dënuar sërish, por nuk ka patur vendim gjykatë për arrestimin.

Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe dy policisë, si të përfshirë në këtë aktivitet me lëndë narkotike. Bëhet fjalë për Arben Kalanë, polic në drejtorinë e Tiranës si dhe Ramiz Cenaj, polic në komisariatin e policisë Kukës.

Gjithashtu është pezulluar nga detyra Naim Kadiu, një oficer i policisë gjyqsore, po në komisariatin e policisë Kukës.
 

Ora 10:36
'A u pjek rrushi? 'Shpejt, shpejt se ka gjuetar në mal'/ Dalin përgjimet, si sinjalizonin anëtarët e bandës njëri- tjetrin për policinë

Një rol të rëndësishëm në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis. Në një bisedë telefonike të bërë në datën 13 tetor të vitit 2018 mes tij tij dhe të arrestuarit tjetër Pal Përgjegja dëgjohet teksa flasin për drogë, të kamufluar me pseudonimin "rrush".

Përgjegja: A u pjek rushi?
Kovaçi: S'e ka lënë kush me u pjek.

Shtetësimin se në parcelat me drogë ka kanabis del edhe në një bisedë telefonike të Kreshnik Murataj, si koka e grupit, ku e marrin në celular familjarë të tij dhe i thonë "shpejt, shpejt se ka gjuetar në mal'. Në përgjigje ka biseda të Kreshnik Murataj i cili flet më një vajzë i cili me të qeshur i thotë " na paskan futur në përgjim". Ndërkohë, Murataj sërish dëgjohet të flasë me një tjetër numër telefoni i cili e lajmëron se "makinat e policisë kanë dalë në kontroll".

Ora 10:18
Shkëmbenin armë me kanabis/ Kush ishte koka e grupit kriminal në Kukës...punonjësi i policisë i kishte dalë garant për drogën e mbjellë

Report Tv ka zbardhur dosjen e operacionit të finalizuar me 22 të arrestuar. Mësohet se 'koka' e këtij grupi qëndronte Kreshnik Murataj, i cili kishte parcelat me kanabis. Në një nga përgjimet ambientale mësohet se Murati shkëmbente kanabis me armë. Më konkretisht, në datën 27 gusht të vitit 2019, janë arrestuar në flagrancë Adriatik Hoxha dhe pasagjer Rezarat Tahiri, të cilëve iu gjetën dy armë zjarri dhe 871 fishekë. Ndërkohë në makinën tjetër i prishte Floriand Myftari, të cilit iu gjetën 2942 gram kanabis. Në dosjen hetimore të drejtuar nga kryeprokurorja e Kukësit, Rita Gjati thuhet se ka prova të forta që në krye të këtij krupi të strukturuar kriminal qëndronte  Kreshnik Murataj, por nuk është arritur që të gjendej financuesi i këtij grupi. Ky grup kishte shtrirje nga Gjirokastra, në Pukë dhe Kukës, të përfshirë Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dano, Benard Kordhuku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.

Në këtë operacion del në pah edhe roli i policisë. Sipas dosjes hetimore që Report Tv disponon, Ramiz Cena punonjësi i policisë së Kukësit, nuk ka asgjësuar të plotë sasinë e kanabisit të gjetur. Mësohet se në datën 19 gusht të vitit 2019, efektivët e policisë kanë shkuar për të asgjësuar parcela me kanabis, 3 prej të cilave nuk janë asgjësuar. Droga ishte mbjellë sipër shtëpisë së Kreshnik Muratit, për të cilat kishte dalë garant punonjësi i policisë Ramiz Cena.

Ora 09:41
Operacioni anti- drogë në Kukës/ Report TV zbardh emrat e 22 të arrestuarve! Ja kush është policët e përfshirë (VIDEO)

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar nga operacioni anti- drogë në Kukës. Ndërkohë është pezulluar nga puna Naim Kadiu, oficer i Policisë gjyqësore dhe janë arrestuar Arben Kalaja, punonjës policie në Tiranë dhe Ramiz Cena në Kukës. 

Të arrestuarit
Kreshnik Murataj- 'Koka' e grupit
Beqir Murataj- Babai i Kreshnikut
Shkëlqim Skacaj
Sali Kovaçi- Pronar i disa parcelave me kanabis
Arben Tuci- Vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi
Zamir Myftari- Transportues i drogës
Floriand Myftaraj
Pal Pergjergji
Akil Buna- punëtor në parcelat e kanabisit
Arben Bejko
Durim Vata
Besart Dreni
Tarzan Veseli
Besnik Coka
Petrit Pashku
Benard Kordhaku- roje te parcelat e Sali Kovaçit
Shpëtim Topuzi
Zejnel Mece
Ardiatik Hoxha
Rezart Tahiri
Arben Kalaja- punonjës policie në Tiranë
Ramiz Cena- punonjës policie në Kukës 

I pezulluar nga puna
Naim Kadiu, oficer i Policisë gjyqësore

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teodori: 21/05/2020 14:04

    Nje gje nuk kemi arritur akoma te kuptojme, kush ndalon strukturat e posacme, SHKB, SPAK, vete Policine e Shtetit, te vije ketej nga Lezha, ku korrupsioni, mbjedhjet e parcelave qe per oje perdorin edhe policine bashkake, hotele e ndertime te panumerta e me para qe dihen haptazi se nga kane prejardhjen u nderua nje Qytet si Shengjini me me para me prejardhje nga droga e krimi, kush i ndalon keta, Sander Lleshaj, Tonin Vocaj, apo Pjerin Ndreu ????

    Përgjigju
  • A. N.: 20/05/2020 16:23

    Po legalizojeni te shkreten se po i mbushni burgjet kot e sdo keni vend pastaj per kriminelet.

    Përgjigju
  • Albi: 20/05/2020 11:38

    Sivjet po behet nami po mbillet me shume se cdo here tjeter me mijera parcela sidomos ne jug si cdo here. Por shteti racist kapet me 2-3 parcela ne veri

    Përgjigju
    • Spec djegs: 20/05/2020 12:12

      Jugu vetem namin ka po problemi eshte veriu qe po ben kerdine me kriminele dhe droge dhe spo arrestohet asnji. Shikoni shkodren sa kriminel ka plot e perplot ne cdo cep

  • Vata: 20/05/2020 11:21

    20% te policis te shkoders i ke bashkpuntore te mbjedhjes dhe ruajtjes se kanabisit.

    Përgjigju
  • Anonim: 20/05/2020 10:27

    Kukesi Dibra Shkodra jane cerdhe gjigande kriminelesh! Policia ti hapi syte mire.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 20/05/2020 10:23

    Policia e Lleshit Merinos. Eshzë luftë ndermjet shefave te policisë. Punë konkurence. Ku ka trafik droge ka edhe policë bashkpunëtorë me krimin. Kupola e policisë është ombrella e kanabisit. Nuk mbjell njeri pa garanci nga “lart”.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë