Ekskluzive, nëna e të miturës së vetëvarur në Pogradec thyen heshtjen dhe akuzon ish-bashkëshortin: Në takimin e fundit mësova se vajza dhunohej

5 Shtator 2023, 18:26

Nëna e 12-vjeçares së vetëvarur në një kasolle pranë shtëpisë në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ka vendosur të flasë për mediat, duke ngritur dyshime të forta për vërtetësinë e versionit të ngjarjes dhënë nga policia. Mesditën e kësaj të marte, Miranda Cani, në një lidhje telefonike nga Greqia ka treguar për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, detaje mbi keqtrajtimin e të bijës nga i ati edhe pse në trupin e saj nuk u gjent asnjë shenjë që fakton të kundërtën.