Ekskluzive/ Pas grabitjes së kambistit në Tiranë 'skifterët' u 'lutën' te Kisha e Laçit!

10 Maj 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-05-10 15:38:14

Report Tv zbardh dosjen e grabitjes se 3 milionë lekëve te Rruga e Kavajës në Tiranë. 2 autorët pasi sulmuan me bisht sqepari në kokë transportuesin e lekëve e gjuajtën me shkelma i morën çantën dhe ikën.

Pas grabitjes ata kanë fshehur lekët diku dhe kanë shkuar në kishën e Laçit. 'Skifterët' pas grabitjes telefonuan shokun e tyre,  Roni Spaho, të shkonte të merrte lekët. Por kur ky i fundit shkoi të marrë çantën me lekë policia i kish gjetur e para dhe ishte në survejim se kush do afrohej.

Ronin e kish telefonuar njëri prej grabitësve, M. Gjonpalaj pasdite atë ditë dhe i tregon se bashkë me shokun e tij kishin grabitur një person të Rruga e Kavajës dhe i kishin lënë diku paratë dhe se Spaho duhet të shkonte t'i merrte.

Me një makinë tip 'Toyota Yaris' të dy kanë bërë një 'xhiro' të Rruga e Kavajës dhe i tregon vendin ku ishin paratë. Ditën tjetër e telefonon serish Gjonpalaj dhe i thotë që të shkonte të merrte paratë në vendin që i kishte treguar.  Në momentin që në vendin e caktuar e ndalon policia ai u thotë uniformave blu se 'kam ngatërruar  rrugën'.

Dy autorët në kërkim, M. Basha dhe M. Gjonpalaj, janë persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që Roni  Spaho është lënë në burg. 

    No videos found.