EKSKLUZIVE/ RENEA bastis banesat ku dyshohet se fshihet vrasësi i policit, pamje të operacionit

15 Maj, 13:59

Forcat RENEA vijojnë kontrollet për të arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj. Momentalisht kërkimet e FNSh-së e RENEA-s janë përqëndruar në  fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen.

Report Tv sjell ekskluzivisht momentet e operacionit kur RENEA kontrollon një banesë në fshatin Hoxhare e vjetër. 

Gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Armand Xhelili thotë se kontrollet janë përqëndruar në fshatrat Hoxharë e Vjetër, Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën pas vrasjes së efektivit mesditën e 13 majit 2024.

Burimet nga policia bëjnë me dije për Report Tv se 23 vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore. Të dy telefonat janë gjetur nga policia.