Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’ për punëtor! 5799 të huaj të punësuar këtë vit

19 Shtator 2023, 15:17 | Përditesimi i fundit: 2023-09-19 17:58:50

Rreth 6 mijë të huaj kanë ardhur të punojnë në Shqipëri vetëm gjatë këtij viti, duke theksuar edhe një herë nevojën e tregut shqiptar për punëtorë. Të huajt, kryesisht nga Turqia, Bangladeshi por edhe nga Italia plotësojnë sektorët që kanë më shumë mungesa, fasonerinë, turizmin dhe ndërtimin. Sipas shifrave që Report Tv siguron ekskluzivisht, sipërmarrjet në Shqipëri këtë vit kanë pasur rreh 35 mijë vende të lira pune.