Ekskluzive/ Vendet e BE drejt konsensusit për IBAR për Shqipërinë, Këshilli për Report Tv: Përparim i mirë, optimizëm për marrëveshje ditët në vijim

18 Maj, 16:25 | Përditesimi: 18 Maj, 16:25

Në ditët në vijim pritet një 'tym i bardhë' nga Brukseli në lidhje me miratimin e qëndrimit të përbashkët të Këshillit të BE për progresin e Shqipërisë, raportin IBAR, që do ta çonte në fazën tjetër procesin e negociatave. Burime i thanë Report Tv se pas përparimit në mbledhjen e fundit më 12 maj ka optimizëm. Këshilli e evidenton faktin se periudha 2 mujore e deritanishme e diskutimeve është normale për çështje të tilla.

    A.M/Shqiptarja.com