EKSKLUZIVE/ Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër!

18 Maj 2023, 13:38 | Përditesimi: 18 Maj 2023, 13:40

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që vrau bashkëmoshatarin për shkak të një konflikti në rrjete sociale, babai i autorit Servet Karaj foli ekskluzivisht për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Me kërkim ndjese për familjen e viktimës, thotë se jeton me dhimbjen e tyre ndërsa e cilëson si 'djalin e tij' edhe të riun që vdiq nga goditja me thikë në zemër.

r.k./Shqiptarja.com