EKSKLUZIVE/ Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër! S’kishim dijeni për konflikt

18 Maj 2023, 16:10

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli ekskluzivisht për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës.