Ekskluzive/ Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, shoqet e Hygertës: Pas krimit erdhi në shkollë, ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale! Në shtëpi duhej të kthehej në orar fiks

26 Shkurt 2024, 12:10 | Përditesimi: 26 Shkurt 2024, 15:23

Shoqet e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila u përfshi në vrasjen e babait të saj Pëllumb Metës, bashkë me dy vëllezërit e saj, të cilët e vranë me pistoletë dhe e groposën në kasollen e lopës, e tregojnë si shumë të ftohtë.

Në një interviste ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Freard Rista, pas krimit Hygerta ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Shoqet tregojnë se Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet.

Në perceptimin e tyre vihej re një lloj depresioni dhe se i pëlqente shoqëria, por sforcohej dhe rrinte vetëm.

r.k./Shqiptarja.com