EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Ju tregoi planet ogurzeza të Sali Berishës, donte të më zhdukte në 1995! Falë Amerikës sot jam gjallë

22 Janar, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2025-01-22 14:44:24

TIRANE- Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë ekskluzive për Report Tv zbulon detaje të 'planeve ogurzeza' të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.

Në intervistën për gazetarin Denis Minga, Brozi thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.