EKSKLUZIVE/ Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’ i domosdoshëm, të heqim kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën! Së shpejti mbledhje qeverie Tiranë-Shkup

25 Shtator 2021, 22:05 | Përditesimi i fundit: 2021-09-26 10:13:32

Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për nismën “Open Balkans”, vjen në shqip në një intervistë ekskluzive me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Report Tv udhëtoi në Shkup për të marrë përgjigje mbi situata që po trazojnë rajonin.

A veproi drejt Albin Kurti me reciprocitetin e targave me Serbinë, pse e refuzoi pjesëmarrjen në nismën e qeverisë shqiptare “Ballkani i Hapur”, dhe pse lihet jashtë projekti i Korridorit të tetë. Artan Grubi zbulon projektet e afërta me qeverinë Shqiptare dhe marrëveshjen e shumëpritur për heqje të kufijve.