Ekskluzive/Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij...Dëshmitë që fundosin ekzekutorin: U vetëplagosa (para mjekëve)...më bënë atentat (te prokurori)!

3 Qershor 2020, 14:59

TIRANË- I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Dëshmitë e tij, të zbardhura nga Report Tv, kanë qenë kontradiktore, duke bërë kështu që të shtohen dyshimet se ka qenë ai një nga autorët që kanë qëlluar mbrëmjen e 30 majit drejt Bujar Likës, mikut të Ervis Martinajt dhe Paulin Gjergjit. Përpara prokurorëve, Tusha është shprehur se i kanë bërë atentat atij pranë shtëpisë, sapo po zbriste nga makina, por ndryshe ka deklaruar para bluzave të bardha, të cilëve u ka thënë se është "vetëplagosur aksidentalisht në këmbë".