Ekspertët italianë që hetuan tërmetin shkatërrues në L'Aquila, asistencë teknike hetuesve në Durrës

20 Janar 2020, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2020-01-20 19:44:23

TIRANË - Pesë ekspertë italianë të cilët kanë hetuar në shtetin fqinj pasojat e tërmetit shkatërrues që ra në L'Aquila po asistojnë hetuesit në prokurorinë e Durrësit për të gjetur fajtorët pas dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri që la dhjetra viktimë, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë.  5 ekspertët italianë, mes të cilëve 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policsë gjyqësore, patën një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa nesër do të zhvendosen në Durrës ku do të njihen me dosjet e hapura në prokurorinë e këtij qyteti për pasojat e tërmetit. 

"Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, me ndihmën e misionit Pameka ne Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë tëkryesuar nga  dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas Fabio Picuti dhe  Michele Renzo. Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e  Përgjithshëm Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është  dhënia e asistencës teknike  mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.  Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnëçështjet që lidhen me pasojat e  tërmetit", thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në qytetin bregdetar anë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit që kanë nisur hetimet në objektet e rrënuara nga tërmeti. Konkretisht hetimi po kryhet në 6 objektet që shkaktuan viktima dhe hetimi tjetër për të paktën 200 objekte që kanë pësuar dëme të mëdha, por nuk që nuk kanë shkaktuar viktima. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrom e dosjeve me lejet e ndërtimi, raportet e institutit sizmiologjik për këto ndërtime, raportin e kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonit.