DURRËS- Dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit do të nisin hetimet për objektet e rrënuar nga tërmeti. Hetimet do të bëhen për objektet që kanë shkaktuat viktima dhe një tjetër për 200 objekte që kanë pësuar dëme, por nuk kanë shkaktuar viktima.

200 dosje te objekteve të shpallura te pabanueshme në Durrës do t'i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task Forcës ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit. Report Tv ka kontaktuar me drejtuesen e Prokurorisë Durrës Anita Jella të cilës po ashtu i është shembur apartamenti 2+1 në një prej ndërtimeve pas vitit 2000. Jella konfirmoi nisjen e këtij hetimi, ndërsa sipas grupit hetimor polici-prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestro e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Ndërsa një tjetër hetim po kryhet në 6 objektet te cilat shkaktuan viktima mes tyre hotele, shtëpi private. Ky hetim pritet të zbardhë nëse zonat në të cilat janë kryer ndërtimet kanë pasur apo jo dhe miratimin e Institutit të Sizmiologjisë i cili është një ndër kushtet kryesore për t'u pajisur me leje ndërtimi. Në një prej hoteleve ku u shkaktuan viktima si ai Tropikal në Durrës rezulton se ka pasur dy kate shtesë ndërsa një hetim i mëparshëm për ndërtim pa leje nuk dha asnjëherë rezultat. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima por nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Durrës, oficerët e policisë gjyqësore nisin hetimet për banesat e prekura

1575207039_opgjdurres001.jpg

Oficerët e Policisë Gjyqësore ndodhen në terren në kuadër të hetimeve që kanë nisur për objektet që janë shembur edhe ata që janë dëmtuar për të verifikuar dhe dalë më pas në konkluzione nëse janë zbatuar kushtet e përcaktuara. Report Tv sjell pamjet nga zona e Plazhit në Durrës, ku oficerët e policisë gjyqësore vijojnë verifikimet. Në pamjet e siguruara nga Report Tv OPGJ-të ndodhen te Vila Verde, ndërsa ditën e sotme pritet që të shembet hotel Lubjana që u dëmtua nga tërmeti.