'Greke dhe Saranda?!' Ekspertët mblidhen për Butrintin, thirrje UNESCO-s: Është shkelur Kushtetuta, ta rimarrë shteti! Etniciteti i cënuar, Baçe: Po financojmë antishqiptarizmin!

7 Nëntor 2023, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2023-11-07 18:23:06

Në një tryezë diskutimi për ‘Mbrojtjen e Butrintit’, me të pranishëm specialistë të trashëgimisë, figura politike dhe aktivistë, u renditën sot argumentet se pse, menaxhimi i Butrinit nga një Fondacion i Posaçëm, është sipas tyre antikushtetues, dhe në dëm të financave dhe trashëgimisë vendase.