Eksperti i karrierës, Muça: 60% e të rinjve s’kanë identifikuar prirjet e tyre! Gert Janaqi: Këshillimi i karrierës, si orë mësimore në shkolla

11 Shkurt, 21:52

60% e maturantëve- thotë eksperti i karrierës Erion Muça - nuk kanë asnjë lloj identifikimi të prirjeve mbi atë që do të bëjnë në të ardhmen, por orientohen në bazë sugjerimeve të familjes. Por, në sistemin arsimor zhvillohen orë të posaçme të këshillimit të karrierës për të nxitur të rinjtë të profilizohen në ato fusha ku ndihen më të aftë.