Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri 600 xhami janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane

22 Shkurt, 17:54

Tirane- Instituti britanik Royal United Services [RUSI], ka bërë të ditur përmes një raporti se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se dyshimet janë serioze se Rusia përmes Iranit ka arritur të depërtojë tek institucionet fetare për të ushtruar aktivitetin e tyre për shkak se çdo qytetar e ka një lidhje shpirtërore me udhëheqësit fetarë. Në Ballkan, ku kryesisht janë myslinanë, kanë depërtuar thellë në institucionet fetare për t'i përdorur fillimisht për propagandë dhe më pas për aktivitete të tjera operative.