Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura

25 Shtator, 14:47 | Përditesimi: 25 Shtator, 14:47

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala thotë për Report Tv se kreu i SHISH nuk mund të mbajë drejtpërdrejt informatorë. Sipas tij, SPAK mund të verifikojë pretendimin se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i Shërbimit, pasi çdo informator regjistrohet me kod e dosje, ndërsa dokumentohen detyrat, raportet dhe pagesat.

E.H/Shqiptarja.com