Eksportet e mallrave në pikiatë, në janar u tkurrën me 29%! Forcohet importi

19 Shkurt, 19:07

Viti 2024 ka nisur me rënie të fortë të eksporteve dhe me fuqizim të importeve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet në muajin janar u ulën me 29%, me shkak kryesor zhvlerësimin e valutës, ndërsa importet shënuan rritje me 3.4%.