Ekspozitë solidariteti në Galerinë e Artit, fitimet nga shitja e veprave dhurohen për familjet në nevojë

20 Korrik 2022, 16:51

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita e artistit të ri Dario Toska, një ekspozitë solidariteti, me kurator artistin dhe piktorin e mirënjohur, Helidon Haliti. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e veprave të ekspozuara do të dhurohen në ndihmë të Shtëpisë Rosalba në Gjadër, Lezhë, e cila ndihmon rreth 500 familje në nevojë nga e gjithë Shqipëria.