Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin ‘Unum’ në Shëngjin, 3 në pranga dhe 9 në hetim

9 Qershor, 10:34

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, pjesëmarrës në festivalin e muzikës elektronike UNUM.