Ekstremisti fetar ngujoi për 6 vite gruan dhe fëmijët, Ish myftiu i Tiranës: Si ndodh kjo në mes të kryeqytetit? Institucionet të mos qëndrojnë në gjumë

7 Nëntor 2022, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2022-11-07 14:58:14

Ngujimi në shtëpi prej 6 vitesh i gruas dhe 2 fëmijëve nga radikali fetar Xherxh Laci ka tronditur opinionin publik. Jo vetëm kaq, por në banesë gjatë arrestimit iu gjet arsenal armësh. Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra foli në Report Tv  duke ngritur shqetësimin se banorët e zonës bënë sy qorr e vesh shurdh duke nuk reaguan në asnjë moment.