Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Tiranë/ Shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut, të riut që Hekuran Billa vrau në Londër...hakmarrja pista kryesore

13 Qershor 2020, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 17:25:17

TIRANË- Pista kryesore ku po hetohet për ekzekutimin e Hekuran Billës, dy ditë më parë, është hakmarrja!

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim, Viktor Marku, vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli, për të cilën ishte dënuar me burg.

Dyshimet kryesore bien mbi të, e për pasojë policia ka shkuar në shtëpinë e Marku për ta marrë në pyetje, por ai nuk është gjetur. Për këtë arsye, uniformat blu kanë shpallur në kërkim Viktor Markun për verifikim dhe për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.