TIRANË- Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes te 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Report Tv mëson se viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pranë qendrës Tregtare "Kristal Centre", ku Billa ka marrë plagë në kokë dhe në trup, që kanë çuar në vdekjen e tij të menjëhershme. Nga mënyra se si atentati është kryer, mësohet se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz.

Billa është qëlluar në ecje e sipër, në makinën e tij tip BMW X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' me armë me silenciator. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga banorët të cilët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë, por vetëm një zhurmë si të një aksidenti, pasi automjeti është përplasur edhe me dy makina të tjera që ishin të parkuara në atë zonë. Viktima mendohet të ketë evidentuar atentatorin teksa e ndiqte, ku në tentativë për t'i shpëtuar plumbave është përplasur me 2 makinat e parkuara.

 Report TV ka siguruar foton e viktimës dhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu. 

1591910538_15919098361591906998BILLAHEKURAN.jpg

Viktima Hekuran Billa

Nga informacionet paraprake, mësohet se personi që ka kryer ekzekutimin kishte vënë në kapele. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë. Pas minuta pas atentatit, është gjendur një makinë e djegur në Pezë të Vogël, e cila dyshohet se i përkiste ekzekutuesve.  

Kush ishte Hekuran Billa?
Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit në Angli Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Billa nuk e ka kryer dënimin, në rrethana ende të paqarta ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.

 

Makina e viktimës model BMW X6 , plumbat në xham

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:00
Momentet kur karroatreci merr BMW X6 e viktimës të ekzekutuar te Komuna e Parisit (VIDEO)

Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi u ekzekutua te Komuna e Parisit ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij. Report TV sjell pamjet kur makina e viktimës BMW X6 largohet nga vendi i ngjarjes me karroatrecin e Policisë së Shtetit.

Ora 23:50
Ekzekutimi në Tiranë/ Në makinën e djegur gjendet automatiku me silenciator! Policia kontrolle me qen

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në makinën e djegur në Pezë të Vogël është gjetur edhe një armë zjarri tip automatik MP5 me silenciator, duke shtuar dyshimet që kjo makinë është përdorur nga ekzekutorët e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet me qen në zonë.

Modeli MP5
Ora 23:14
Ekzekutimi i 40-vjeçarit/ Postobllok në rrethrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, kontrollohen të gjitha makinat

Në rrethrotullimin e  Bradasheshit është ngritur pikë postoblloku nga policia e Elbasanit, policia e rendit si dhe forcat Shqiponja, të cilët do të kontrollojnë çdo automjet i cili vjen nga kryeqytetit. Postoblloku është ngritur për kapjen e autoreve  pasi në Komunën e Parisit në Tiranë mbeti i vrarë mbas një atentati 40 -vjeçari Hekuran Billa.

 

 

 

Ora 23:11
Ekzekutimi i 40 -vjeçarit në Tiranë, makina shoshë nga plumbat! Blindohet nga policia Komuna e Parisit (FOTO)

Hekuran Billa, 40 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar mbrëmje e sotme me një amrë zjarri me silenciator. Shqiptarja.com dhe Report TV sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Ora 22:49
Digjet një automjet në Pezë të Vogël, dyshohet se u përket ekzekutorëve të atentatit të Komuna e Parisit! Makina me targa të vjedhura

Digjet një automjet në Pezë të Vogël, dyshohet se u përket ekzekutorëve të atentatit të Komuna e Parisit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është gjetur një makinë tip Benz me portobagazh, e ndërsa targat i përkasin një mjeti "Renault". Makina rezulton të jetë vjedhur në Kukës ndërsa targat e automjetit të cilat i përkisnin një makine tip Renault janë vjedhur në Lezhë.

Makina e djegur në Pezë të Vogël
Ora 22:42
Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Tiranë/ Autori i veshur me kapele, dyshohet se hodhi armën me silenciator në koshat e mbeturinave, policia kontrolle

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa. Report TV mëson se policia ka nisur kontrollet në koshat e mbeturinave pasi dyshohet se autori ka hedhur armën me silenciator. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person që ka kryer atentati, me kapele, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e ndërsa mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.

Ora 22:25
Kush është Hekuran Billa, nga i dënuar përjetë në Angli për vrasje në 2006-ën në biznesmen në Shqipëri

 

Report Tv ka siguruar foton e viktimës i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme prnë komunës së Parisit. Mësohet se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Hekuran Billa është përfshirë në vrasjen e Prel Markut në një lokal  në Angli më 14 tetor të vitit 2006.  Billa u shpall fajtor për për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

1591906998_BILLAHEKURAN.jpg

Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan dhe u dënua për një vrasje, dy përpjekje për vrasje dhe plagosjen e Prahmanit, proarit të lokalit ku vrau Markun. Ai ishte pjesë e bandave shqiptare të përfshira në prostitucion dhe trafikimin e njerëzve. Sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Braho, 45 vjeç. Gjithashtu pjesë e vrasjes së Markut ishte edhe Kujtim Spahiu i cili u burgos me 33 vite burg. Dy të dyshuar të tjerë që bashkëpunuan me Billën ishin Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinën e arratisjes jashtë klubit dhe u pastruan nga çdo përfshirje në vrasje.

Billa nuk e ka kryer dënimin, por në rrethana ende të paqarta, ai ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë, biznesi i rregjistruar në emrin e Hekuran Billes

Ora 22:19
Zbulohet emri i personit që u ekzekutua në makinë te Komuna e Parisit

Report Tv ka mësuar se është ekzekutuar mbrëmjen e sotme Hekuran Billa, 40 vjeç.