Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, një prej të arrestuarve kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt

20 Mars, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2024-03-20 15:35:53

Njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e Gentian Bejtjas rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari, i cili dyshohet se është një prej ekzekutorëve të Bejtjas. Ai është kushëriri i Ylli Brahimit.  

Ylli Brahimi është përfolur shpesh si krahu i djathtë dhe një prej të besuarve të Ervis Martinajt. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve më parë.