Ekzekutimi i Regis Runajt/ Të akuzuarit dalin para togave të zeza, blindohet gjykata e Elbasanit

10 Gusht 2020, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 12:04:03

ELBASAN- Në masa të rrepta sigurie, Xhuljo Hoxhajn e Euglen Halilajn, dy vrasësit me pagesë të 23-vjeçarit Regis Runaj, kanë dalë para togave të zeza ku janë njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg". Në seancën gjyqësore e cila zgjati për më pak se një orë, gjyqtarja Pajtime Fetahu i ka lënë në burg dy autorët.Si ndodhi ngjarja: Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.