Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, sherri nisi për një borxh! Autorët i dolën në pritë

5 Mars, 19:31

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e Tauland Beqirajt (Manaj, Gjikaj). Një borxh dyshohet të jetë shkaku i ekzekutimit të tij para dy ditësh në Vlorë. 

Ditën e vrasjes,Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez.

Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuetsruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është indentifikuar se kush prej tyre ka qëlluar.

Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit.

Në lidhje me vrasjen është arrestuar Hans Jonuzi, i cili ishte drejtuesi i mjetit që largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të dy autorëve të tjerë, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët nuk janë lokalizuar akoma nga blutë e Vlorës. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 12 persona, kryesisht të ndodhur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë liruar sërish.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha