Breshëri kallashnikovi një 40-vjeçari në Vlorë. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë është qëlluar teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMË Bledar Birçaj. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit nga plumbat e marrë.
Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba. Biçaj ishte i shoqëruar në makinë edhe nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.
Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar.

















