Ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e gjakmarrjes! Arrest shtëpie për shokun e tij

27 Maj 2023, 16:16

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë të dielën e 21 majit. Ndërkohë, është në arrest shtëpie shoku i tij, Ervis Kurti i cili dyshohej se e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin. Ndaj Kurtit rëndon akuza për veprën penale të moskallëzimit të krimit.