Elbasan/ Të dënuar në Norvergji për trafik droge, sekuestrohen pasuritë me vlerë 400 mijë euro të dy vëllezërve! Mes tyre një apartament e një ndërtesë dy-katëshe

26 Tetor 2022, 13:19

400 mijë euro pasuri e dy vëllezërve nga Elbasani është sekuestruar ditën e sotme. Sekuestro ka ardhur pasi kjo pasuri është vënë nga aktiviteti i mëparshëm kriminal që kanë ushtruar dy vëllezërit në Norvergji. Konkretisht pasuria i është sekuestruar Daniele (Oklid) dhe Altin Çelës.