Elbasani nuk gjet qetësi, vrasja e dytë brenda 12 orëve! Tjetër masakrim me thikë, këtë herë në qendër të qytetit

30 Korrik 2020, 07:22 | Përditesimi i fundit: 2020-07-30 20:16:59

Qyteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi. Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Florian Lamce është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal 'Piazza'. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Gjithashtu raportohet se vrasje me thikë dhe sende të forta e Lamces ka dy pista, gjakmarrja ose tregtia e kokainës.