Nuk ka qetësi për Elbasanin, ku Regis Runaj, miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen "Emin Matraxhiu" në  Elbasan mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari është gjetur i vdekur rreth orës  22:10 nga policia dhe mendohet se ai është vrarë pak orë më parë, pasi gjaku ishte i mpiksur.

Ai është vrarë me thikë, ku në trupi i tij janë gjetur 7 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë dhe më pas është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. Nuk dihet akoma shkaku i vrasjes së tij, ku dyshimi kryesor ngelet prishja e pazareve të drogës dhe bashkëpunimi me Emiljano Ramazanin.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet, gjithashtu është i pranishëm edhe drejtori i qarkut të Elbasanit. Sipas njoftimit, policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe. Në lidhje me ngjarjen policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital, por në videon e siguruar nga Report Tv, trupi i viktimës është ende në rrugë ende pas mesnatës.

Viktima Regis Ronaj

Regis Runaj ishte mik i Emiljano Ramazani i cili u vra më 20 korrik të këtij viti, ndërsa po parkonte makinën e tij tip "Ford Focus" me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.  

Vrasja e tij lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje 40-vjeçari është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Operacioni i FNSH-së dhe FNSH-së para dy ditësh në Elbasan dhe Peqin çoi në zbulimin e armës së krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik poshtë shtëpisë së tij, kur po parkonte makinën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:57
VIDEO EKSKLUZIVE/ Trupi i Regis Runajt ende në vendngjarje, policia njofton se viktima ndërroi jetë në spital

Trupi i Regis Runajt ndodhet akoma në vendngjarje i shtrirë dhe mbuluar me gjak nga plagët e shkaktuara 7-8 herë me thikë. Ndërsa policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak  

Rreth orës  22:10, në lagjen  "Emin Matraxhiu", Elbasan,  në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje  është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.